LAJME

Qeveria angazhon edhe 422 profesionistë shëndetësorë shtesë

Qeveria angazhon edhe 422 profesionistë shëndetësorë shtesë
TV Prizreni
TV Prizreni
28 Gusht 2021, 17:19

Qeveria e Kosovës në mbledhjen që ka mbajtur gjatë ditës së sotme ka miratuar kërkesën për angazhimin shtesë të 422 profesionistëve shëndetësorë për t’u përballur me pandeminë COVID-19.

Kryeministri Albin Kurti ka thënë se në mesin e 422 profesionistëve shëndetësorë do të ketë staf mbështetës, si mjekë, infermierë e laborantë për menaxhim të situatës.

Ministri i Financave, Hekurat Murati, ka bërë të ditur se ky staf mbështetës do të kenë tre muaj kontratë, me mundësi vazhdimi edhe për tre muaj të tjerë. Sipas Muratit, kjo do t’i kushtojë buxhetit të Kosovës 1.3 milionë euro.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika