Qeveria e Republikës së Kosovës ka deklaruar se mbi 51 për qind e qytetarëve të Kosovës janë të kënaqur me punën e saj.
Sipas Qeverisë, këto statistika mbështeten në matjen e Ballkan Barometer 2023 dhe Pulsin Publik 2023.
Këto statistika janë publikuar në faqen zyrtare të Qeverisë së Kosovës në Facebook.
“Qeveria e Republikës së Kosovës
Pas matjeve të Balkan Barometer 2023 javën e kaluar, tash edhe Pulsi Publik 2023 i UNDP-së konfirmon vlerësimin pozitiv të qytetarëve për punën e Qeverisë dhe Kryeministrit Kurti.
Ju faleminderit për besimin dhe mbështetjen”, thuhet në komunikatë.
Kjo përmbajtje ofrohet nga Facebook. Duke e ngarkuar, pranoni që Facebook të vendosë cookies.
Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.