SHËNDETËSI

Qe se si ndikojnë grindjet në mediat sociale në psikikën tonë

Qe se si ndikojnë grindjet në mediat sociale në psikikën tonë
TV Prizreni
TV Prizreni
29 Mars 2021, 13:53

A e dini atë ndjenjën neveritëse absolute që ju kap në stomak kur lexoni ose shihni diçka në rrjetet sociale që e dini se nuk është e vërtetë?

Grindja me personat e panjohur në internet është njësoj e keqe për ju si edhe përjetimi i hidhërimeve – thotë Rachelle Stone, trajnere për shmangie të hidhërimeve, transmeton Telegrafi.

Këto janë pasojat e grindjes në internet që mund të kenë në shëndetin tuaj mendor:

1. Ndiheni më keq çdo herë kur hyni në rrjetet shoqërore

Shtohet edhe më shumë çdo herë kur i përdorni rrjetet shoqërore, për shkak të përgjigjes së panjohur të cilën mund ta marrë publikimi apo komenti juaj. Kjo ndjenjë e keqe mund të çojë deri te ngritja e tensionit të gjakut dhe rrahja e fortë e zemrës.

2. Jeni më shumë nën stres

Do të vëreni që do të keni gjithnjë e më pak durim.

3. Do të keni probleme me pagjumësinë

Përsëritja e argumenteve virtuale nga këto faqe interneti ju bëjnë dëm. Këto argumente interneti do t’ju nxisin që në mes të natës të përsëritni përgjigjet tuaja dhe të provoni të ndryshoni rezultatin e bisedimeve. Kështu ju e privoni veten nga një gjumi i çmuar që nuk mund ta kompensoni.

4. Zhvillimi i sëmundjeve fizike

Stresi është një shkak i njohur i të gjitha llojeve të sëmundjeve fizike, të tilla si diabeti, psoriaza, presioni i lartë i gjakut, shtimi i peshës, pagjumësia, e shumë të tjera. /Telegrafi/

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika