Zyra e Kryeprokurorit të Ukrainës, ka njoftuar se nga fillimi i pushtimit rus, në këtë shtet evropian janë vrarë 200 fëmijë.
Madje në orët e para të mëngjesit të sotëm kanë ndodhur sulmet e reja mbi Kiev dhe Lviv, kurse zyrtarët lokalë pretendojnë se me sistem kundërajror kanë arritur të rrëzojnë raketat ruse.
Sulmi i fundit në Kharkiv rezultoi me humbjen e jetës së dy fëmijëve, e pesë tjerë janë lënduar, ndërkaq pas më shumë se 50 ditë nga fillimi i pushtimit, në Ukrainë për fat të keq janë vrarë 200 fëmijë dhe mbi 360 tjerë janë lënduar.





