LAJME

Qarkullojnë para të falsifikuara në treg, raportohen tri raste për 24 orë

Qarkullojnë para të falsifikuara në treg, raportohen tri raste për 24 orë
TV Prizreni
TV Prizreni
17 Gusht 2023, 10:04

Kohëve të fundit është rritur numri i qarkullimeve të parave të falsifikuara në vendin tonë.

Vetëm brenda 24 orëve, Policia e Kosovës ka njoftuar për tri raste të raportuara. Në Lipjan janë shënuar dy raste të ndryshme.

“Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se një person i panjohur kishte bërë pagesë me një kartëmonedhë në vlerë 200 euro, e cila dyshohet të jetë e falsifikuar”, njofton Policia e Kosovës për njërin nga rastet.

Rasti tjetër është raportuar nga ankuesja femër e cila ka pranuar 50 euro të falsifikuara. Ndërkaq cak i këtyre rasteve ka qenë edhe Suhareka.

“Ankuesja femër kosovare ka raportuar se kishte hasur në një kartëmonedhë në vlerë 200 euro e cila dyshohet të jetë e falsifikuar”, njofton policia për qytetin e Suharekës.

Paratë e falsikuara janë sekuestruar nga policia, ndërkaq rastet vazhdojnë të hetohen./RTK/

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika