Ministri në detyrë i Transportit, Hysen Durmishi, ka njoftuar qytetarët për gjendjen e rrugëve pas kontrastit të temperaturave që ka shkaktuar ngrica.
“Ashtu siç kemi paralajmëruar edhe mbrëmë, për shkak të kontrastit të temperaturave, rrugët tona janë të mbuluara me ngrica”, tha Durmishi në një postim në Facebook.
Ai bëri të ditur se gjatë gjithë natës ekipet kanë intervenuar në shumicën e rrugëve që janë në kompetencë të ministrisë, ndërsa punimet vazhduan edhe në mëngjes.





