LAJME

PZAP urdhëron KQZ-në që ta certifikojë Listën Serbe për zgjedhje

PZAP urdhëron KQZ-në që ta certifikojë Listën Serbe për zgjedhje
TV Prizreni
TV Prizreni
25 Dhjetor 2024, 16:13

Prishtinë-Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP) ka aprovuar ankesën e Listës Serbe dhe ka vendosur që ta hedhë poshtë vendimin e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), për mosceritfikimin e këtij subjekti politik për zgjedhjet parlamentare të 9 shkurtit, 2025.

Në vendimin e lëshuar nga PZAP-ja thuhet se është anuluar njoftimi i KQZ-së nën arsyetimin se Lista Serbe ka dorëzuar dokumentacionin në përputhje me ligjin për zgjedhjet e përgjithshme dhe rregullat shoqëruese të KQZ-së.

Gjithashtu thuhet se me votimin që është bërë në KQZ nuk është nxjerrë asnjë vendim.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika