LAJME

PZAP nis hetimet në QNR, 352 ankesa nga kandidatët për Asamble

PZAP nis hetimet në QNR, 352 ankesa nga kandidatët për Asamble
TV Prizreni
TV Prizreni
5 Nëntor 2021, 11:24

Plotë 352 ankesa janë paraqitur në Panelin Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa nga kandidatët për Kuvende Komunale.Kandidatët ankues u takojnë pothuajse të gjitha subjekteve politike dhe ankesat e tyre kundërshtojnë rezultatin përfundimtar të shpallur nga KQZ-ja me 3 nëntor.

Gazeta Blic mëson se pas këtyre ankesave që ka pranuar PZAP, ky institucion ka dërguar ekipet hetuese në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve me qëllim të hetimit të vendvotimeve para se të marrë vendim.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika