Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP) ka vendosur për nëntë ankesa të shkeljeve që janë bërë gjatë fushatës zgjedhore nga subjektet politike. Nga nëntë ankesa, gjashtë nga to janë pranuar si të bazuara.
Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës është dënuar me 10 mijë e 700 euro. Partia Demokratike e Kosovës është dënuar me 2 mijë euro, kurse Lidhja Demokratike e Kosovës me 4 mijë euro euro.
“Natyra e shkeljeve ka qenë përdorimi i aseteve dhe objekteve publike gjatë fushatës zgjedhore. Vendosja e billbordeve në hapësirat të subjekteve të tjera, përdorimi i personave të mitur gjatë fushatës dhe vendosja e posteve në rrugë publike”, tha Mul Desku, kryesues i Sekretariati të Panelit Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtesa.





