LAJME

Pyetjet dhe përgjigjet e Testit të Arritshmërisë sërish në Viber

Pyetjet dhe përgjigjet e Testit të Arritshmërisë sërish në Viber
TV Prizreni
TV Prizreni
11 Korrik 2023, 12:07

Të martën po mbahet pjesa e dytë e Testit të Arritshmërisë në Kosovë për nxënësit që i kanë përfunduar klasat e nënta.

Edhe këtë javë, sikurse javën e kaluar, në internet janë publikuar pyetjet e testit, si dhe janë krijuar grupe mes nxënësve me qëllim për të kopjuar.

KOHA ka siguruar pamje të grupeve ku po publikohen pyetjet dhe përgjigjet e testit të nxënësve.

Kopjime ka pasur edhe në Testin e Maturës, që u mbajt javë më parë nga 21 mijë maturantë.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika