- Reklama -

Putin thotë se Rusia pajtohet në parim me propozimin e SHBA-së për armëpushim në Ukrainë

Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, ka thënë të enjten se Rusia pajtohet me propozimin e Shteteve të Bashkuara për armëpushim në Ukrainë, por shtoi se hollësitë duhet të zgjidhen dhe se çfarëdo marrëveshje që bëhet duhet të çojë drejt një paqeje afatgjate.

“Ne pajtohemi me propozimin për t’i ndalur luftimet. Por, ne nisemi nga fakti se kjo duhet të çojë drejt një paqeje afatgjate dhe duhet t’i prishë rrënjët që shkaktuan këtë krizë”, tha Putin të mërkurën.

- Reklama -

“Ne jemi për [armëpushim], por ka nuanca”, tha Putin duke iu përgjigjur një pyetjeje mbi mënyrën se si e vlerësonte propozimin e SHBA-së për një armëpushim gjatë një konference për shtyp në Moskë me liderin bjellorus, Aleksandr Lukashenko.

Trump e ka bërë përfundimin e pushtimit mbi trevjeçar të Ukrainës nga Rusia prioritet kryesor që kur mori detyrën në janar, duke dërguar me shpejtësi zyrtarë të lartë në Moskë dhe në Kiev për ta shtruar rrugën për bisedime.

Putin tha se propozimi përmban pyetje të pa përgjigje, si për shembull, çfarë do të bëhet me inkursionin e Ukrainës në rajonin rus të Kurskut.

“Nëse kemi një armëpushim, a do të thotë kjo se të gjithë atje do të largohen?” tha Putin.

“A duhet t’i lirojmë ata [trupat ukrainase] pasi kanë kryer krime kundër popullsisë? Apo do të dorëzohen?” pyeti ai.

Ukraina kreu një inkursion befasues në Kursk në gusht të vitit të kaluar, duke marrë një pjesë të territorit rus me shpresën për ta shkëmbyer me tokën e saj sapo të fillojnë bisedimet për paqe.

Por, kjo strategji mund të dështojë tani, pasi forcat ruse po i zmbrapsin ukrainasit ngadalë jashtë Kurskut, duke e rimarrë më shumë se gjysmën e territorit të kapur fillimisht nga Ukraina./REL

- Reklama -
Klikoni Këtu për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Më të lexuarat

Zhurianët ndër shekuj: Që nga Beteja e Lumës, trashëgimtarë të rezistencës dhe trimërisë

Në krahun e majtë të brigjeve të Drilonit të...

Policia jep detaje për trupin e pajetë të 26 vjecarit nga Prizreni të gjetur sot tek “Drini i bardhë”

Është gjetur pa shenja jete 26-vjeçari në Prizren, i...

Prizreni dhe fshatrat përreth nesër me mungesë të energjisë elektrike

Kompania për Distribuimin e Energjisë Elektrike në Kosovë (KEDS)...

Gjendet i vdekur një person në Prizren

Një person është gjetur i vdekur në shtëpinë e...

Fillojnë punimet për ndërtimin e rrethrrotullimit të ri në rrugën Tirana, pranë KFOR-it Turk

Komuna e Prizrenit ka njoftuar se të martën, më...

Të ngjajshme

isim değiştirme

- mersin escort

isim değiştirme

- mersin escort