LAJME

Putin s’e ka ndërmend ta ndalë luftën

Putin s’e ka ndërmend ta ndalë luftën
TV Prizreni
TV Prizreni
12 Mars 2022, 18:24

Presidenti rus Vladimir Putin nuk tregoi gatishmëri për t’i dhënë fund luftës me Ukrainën gjatë një telefonate sot me presidentin francez Emmanuel Macron dhe kancelarin gjerman Olaf Scholz, ka thënë zyrtari, raporton Reuters.

Udhëheqësit francezë dhe gjermanë përsëritën thirrjen e tyre për armëpushim të menjëhershëm në Ukrainë si kusht për negociata të plota, shtoi zyrtari.

Macroni i ka kërkuar Putinit të heqë rrethimin në qytetin jugor të Ukrainës, Mariupol, ku njerëzit kanë jetuar pa ujë dhe energji për ditë të tëra.

Scholzi i bëri thirrje udhëheqësit rus që të kërkojë zgjidhje diplomatike.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika