LAJME

Putin: Pushtimi po shkon sipas planit

Putin: Pushtimi po shkon sipas planit
TV Prizreni
TV Prizreni
3 Mars 2022, 18:37

Presidenti rus Vladimir Putin ka thënë se “operacioni i tij special ushtarak”, i njohur ndryshe si pushtimi i Rusisë në Ukrainë po shkon sipas planit.

Pretendimi i tij vjen pavarësisht nga shumë analistë që sugjerojnë se pushtimi nuk ka shkuar sipas planit.

Në një fjalim televiziv, Putini akuzoi forcat ukrainase për marrjen peng të “mijëra qytetarëve të huaj” dhe përdorimin e civilëve si “mburoja njerëzore”, ndonëse nuk dha asnjë provë për këto pretendime.

Ai shtoi se rusët dhe ukrainasit ishin “një popull” dhe tha se do ta “shkatërronte këtë “anti-Rusi” të krijuar siç tha nga Perëndimi.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika