Presidenti rus,Vladimir Putin, në një intervistë televizive ka bere të ditur se furnizimi i Ukrainës më armë nga perëndimi vetëm sa po e nxit konfliktin.
“Ne supozojmë se ky furnizim nga Shtetet e Bashkuara dhe vendet e tjera ka të bëjë me kompensimin e humbjeve të kësaj pajisjeje ushtarake. Nuk ka asgjë të re këtu dhe nuk ndryshon asgjë në thelb. Me sa duket po flasim edhe për zëvendësimin e asaj që u shkatërrua gjatë luftimeve”,ka thënë Putin.
Putin shtoi se situata do të vështirësohet më shumë nëse furnizimet me armë nga perëndimi vazhdojnë.





