Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, ka thënë se është faji i vetë Perëndimit që rrjedha e gazit natyror rus për klientët e Bashkimit Evropian është zvogëluar dhe paralajmëroi se mund të vazhdojë të bjerë.
Duke folur me gazetarët rusë në Teheran, Putin tha se sasia e gazit të pompuar përmes gazsjellësit Nord Stream në Gjermani do të bjerë më tej nga 60 milionë në 30 milionë metra kub në ditë, ose rreth një e pesta e kapacitetit të saj, nëse një turbinë nuk funksionon shpejt, shkruan Aljazeera.





