Presidenti rus, Vladimir Putin i ka thënë presidentit të Këshillit Evropian, Charles Michel, se ai do të zhvillojë bisedime të drejtpërdrejta me presidentin e Ukrainës, Volodymyr Zelensky, vetëm nëse diskutimet japin rezultate konkrete.
Putin tha se Kievi nuk ishte gati të kërkonte zgjidhje të pranueshme reciprokisht dhe Ukraina po tregohej jokonsistente në negociata, raporton BBC të premten.





