LAJME

Pushteti miraton buxhetin “emergjent” pa përkrahjen e opozitës

Pushteti miraton buxhetin “emergjent” pa përkrahjen e opozitës
TV Prizreni
TV Prizreni
20 Shkurt 2026, 13:05

Kuvendi i Kosovës e ka miratuar Projektligjin për ndarjet buxhetore për vitin 2026.

Buxhetin e kanë votuar deputetët e pushtetit ndërkohë që ata të opozitës kanë votuar kundër.

Për kanë votuar 62 deputetë, kundër 36 dhe asnjë nuk ka abstenuar.

Buxheti për vitin 2026 është paraparë të jetë 4 miliardë euro, prej të cilave 3.64 miliardë janë të hyra, ndërsa pjesa tjetër do të mbulohet me kredi dhe me deficit.

Ministri i Financave Hekuran Murati, ka thënë se buxheti për vitin 2026 është i përkohshëm dhe emergjent dhe se ai do të rishikohet e ndryshohet me prioritete e Qeverisë të reflektuara në të.

Ndërkohë që përfaqësuesit e opozitës kanë votuar kundër pasi që amendamentet e tyre nuk janë përfshirë në buxhet.

Shefi i GP të PDK-së, Arian Tahiri, ka thënë se buxheti siç është paraqitur ka shumë defekte.
Ka theksuar se ndryshime nuk janë bërë as në mes të dy leximeve dhe ka thënë se PDK-ja i tërheq amendamentet e propozuara që nuk morën mbështetje në Komisionin për Buxhet.

Shefja e Grupit Parlamentar të Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Jehona Lushaku, ka thënë se nuk do ta përkrahin buxheti. Amendamentet e kësaj parti janë hedhur në votim edhe në seancë por nuk kanë marrë përkrahje.

Ministri Murati ka thënë se amendamente nuk kanë pasur mundësi që të propozojnë as ministrat që e kanë marrë detyrën.

“Ky është një buxhet i përkohshëm emergjent, për këtë arsye ne si qeveri nuk u kemi dhënë hapësirën, madje as ministrave që kanë marr dikasteret e tyre që të bëjnë ndryshime, duke konsideruar që nuk kemi shumë kohë për të bërë ndryshimet e nevojshme dhe cilësore dhe që pastaj ato të mos reflektojnë me probleme gjatë rrugës”, është shprehur Murati./KOHA

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika