LAJME

Punimet në ndërtimin e objektit të ri dhe në atë të vjetër të gjimnazit në fshatin Romajë të Hasit janë në përfundim e sipër

Punimet në ndërtimin e objektit të ri dhe në atë të vjetër të gjimnazit në fshatin Romajë të Hasit janë në përfundim e sipër
TV Prizreni
TV Prizreni
7 Gusht 2024, 14:35

Komuna e Prizrenit njofton se me fillimin e vitit të ri shkollor në shtator, gjimnazi i fshatit Romajë të Hasit do t’i mirëpresë nxënësit dhe personelin në një ambient tërësisht të rinovuar dhe funksional, meqë punimet në ndërtimin e objektit të ri aneks dhe në objektin e vjetër të shkollës janë në përfundim e sipër, bëhet e ditur në njoftim.

Sipas njoftimit të komunës, ky projekt i DKA-së përfshin ndërtimin e 15 dhomave të reja mësimore dhe 3 kabinete laboratorike, të cilat thuhet se i kanë rritur kapacitetet e shkollës, duke ofruar mundësi më të mira për mësim dhe zhvillimin e aktiviteteve edukative, thuhet në njoftim./TVPrizreni/

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika