Kompania për Distribuimin e Energjisë Elektrike në Kosovë (KEDS) ka njoftuar se të hënën, më 20.07.2026, do të kryhen punime për siguri të sistemit energjetik në disa rajone.
Si rezultat i kësaj, në disa lokalitete do të ketë ndërprerje të energjisë elektrike.
Ky është orari për rajonin e Prizrenit:
Punime të domosdoshme për siguri të sistemit
Nga NS 35/10 kV Zhuri do të ndërpritet:
Dalja 10 kV Hoqa e Qytetit (kodi: 30035005) nga ora 10:00 deri 15:30
Vendet: Zhur, Vlashnjë, Poslishtë, Nashec, Muradem, Lubiqevë, Leskovec, Kobajë, Jeshkovë, Hoqë e Qytetit, Grazhdanik, Billushë, afariste: Resturant “Kështjella”, “Pompa e Benzinës Zhuri”, Betonjera “Vëllezërit e Bashkuar”, Billushë “Pompa e Ujit”, Vlashnjë “Fanaj Petroll”
Arsyeja: Mirëmbajtje preventive, intervenim në eliminimin e defekteve dhe të gjeturave nga inspektimi me dron / pastrim trasesë.