LAJME

Punime në rrjet, KEDS tregon se ku do të ketë ndërprerje të rrymës sot në Prizren

Punime në rrjet, KEDS tregon se ku do të ketë ndërprerje të rrymës sot në Prizren
TV Prizreni
TV Prizreni
23 Gusht 2025, 13:12

Kompania për Distribuimin e Energjisë Elektrike në Kosovë (KEDS) bën të ditur se të shtunën, më 23.08.2025, do të kryhen punime të domosdoshme për siguri të sistemit energjetik.

Si rezultat i kësaj, në disa lokalitete në Prizren dhe Ferizaj do të ketë ndërprerje të rrymës ndërsa në Gjilan, Gjakovë, Prishtinë, Mitrovicë dhe Pejë, nuk parashihet ndërprerje e rrymës.

Ky është orari sipas rajoneve:

Prizren

Punime nga pala e tretë
1.
NS 110/35/10 [kV] Prizreni 1

Nga Dalja 10 [kV] J.04 Betonjerka do të ndërprehet:

NS 10/0.4[kV] NNTSH-Drini Company  (kodi: 30000004010) nga ora 10:00 deri në ora 14:00

Vendet: Një pjesë e rr. Xhemil Fluku.

Arsyeja: Punët që duhet të kryhen sipas pëlqimit elektro-energjetik dhe projektit të aprovuar.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika