Kompania për Distribuimin e Energjisë Elektrike në Kosovë (KEDS) ka njoftuar se të mërkurën, më 05.08.2026, do të kryhen punime për siguri të sistemit energjetik.
Si rezultat i kësaj, në disa lokalitete do të ketë ndërprerje të energjisë elektrike.
Ky është orari për rajonin e Prizrenit:
Punime të domosdoshme për siguri të sistemit
1.
Nga NS 110/35/10 kV Theranda do të ndërprehet:
Dalja 10 kV J06 Gjinovci (kodi: 32000003) nga ora 10:00 deri 15:30.
Vendet: Topliqan, Gjinoc, Sallagrazhdë, Grejkoc, Gellacë. Bizneset: N.T.S Leshan, Mishtorja BENI Shirokë, Geni Com OIL, NB Petroll, “Graniti” Bajram Lumi, Mermer Hasan Muharremi, Iseferi, Tafaj Elektrik, Pishina Dafina, Spahia Petroll, Mermeri-Sallagrazhdë, Selim Muharremi.
Arsyeja: Mirëmbajtje preventive. Intervenim në eliminimin e defekteve dhe të gjeturave nga inspektimi me dron./Pastrim traseje.
2.
NS 110/10 [kV] Prizreni 3
Nga LP 10 kV J26 Zhupa -32000026- do të ndërprehen nga ora 11:00 deri në 14:00.
Vendet: Fshatrat: Bogushevc, Drajçiq, Gornjasellë, Llokovicë, Lubinjë e Epërme, Lubinjë e Poshtme, Manastiricë, Mushnikovë, Nebregoshtë, Pllanjan, Prevallac, Reçan, Sredskë, Stajkoc dhe Struzhë.
Arsyeja: Mirëmbajtje preventive, testimi i mbrojtjes rele.