Në kuadër të zbatimit të kontratës së mirëmbajtjes, në orët e para të mëngjesit të datës 19 tetor do të fillojë rehabilitimi i shtresave të asfatit në aksit rrugor Tiranë–Durrës, proces pune që sipas grafikut të hartuar do të zgjasë 25 ditë për të dyja anët e lëvizjes.
Procesi i punës do të fillojë nga Ura e Dajlanit në drejtim të Tiranës, deri në mbikalimin e Kasharit, njofton Autoriteti Rrugor Shqiptar.
Sipas njoftimit, do të punohet me njërën korsi, përkohësisht të bllokuar, për një gjatësi prej 500 metra, sipas skemave të miratuara të menaxhimit të trafikut në bashkëpunim me Policinë Rrugore.





