Policia e Kosovës ka njoftuar se një punëtor është lënduar në vendin e tij të punës në Fushë Kosovë.
Punëtori rrëzohet nga objekti ku ishte duke punuar në Fushë Kosovë, arrestohet pronari i firmës

Rasti ka ndodhur dje, rreth orës 10:40, ndërsa i lënduari po merr tretman në QKUK.“Viktima mashkull kosovar deri sa kishte qenë duke punuar ishte rrëzuar nga objekti dhe kishte pësuar lëndime trupore. Viktima është duke marrë tretman mjekësor në QKUK-së.
Ndërsa është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pronar i firmës në të cilën viktima ka qenë duke punuar”, njofton Policia.
Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.
Të tjera nga rubrika

Publikohet formacioni i Kosovës për ndeshjen ndaj Irlandës

Tre vjet nga rënia e Afrim Bunjakut, 11 policë nderohen me Medalje për Shpëtim Jete

Shqipëria në trevjetorin e Banjskës: Nuk mund të ketë paqe të qëndrueshme pa llogaridhënie

