Sindikata e Re e KEK-ut përmes një postimi në Facebook, ka njoftuar se, pas bisedimeve të vazhdueshme me menaxhmentin e KEK-ut, është arritur përparim i rëndësishëm në rrugën drejt një kompensimi më të drejtë për punën që bëjnë punonjësit.
Kjo sindikatë, thotë se bordi i KEK-it, ka miratuar një bonus prej 300 eurosh neto për fundvit, si dhe një rritje të pagave prej 70 eurosh që do të nisë nga janari.
“Bordi ka miratuar një bonus prej 300 eurosh neto për fundvit, si dhe një rritje të pagave prej 70 eurosh që do të nisë nga janari. Në kuptimin tonë, megjithatë, kjo nuk përmbush plotësisht pritjet tona”, thuhet në njoftimin e sindikatës në Facebook.





