Punëtorët teknik të cilët punojnë në Universitetin e Prishtinës “Hasan Prishtina”, janë duke protestuar para Rektoratit.
Arsye për protestë u bë paga e muajit dhjetor të viti të kaluar dhe për mospajisja me kontratës së punës, njofton Klan Kosova.
Kryetari i Sindikatës së Pavarur të Sektorit Privat të Kosovës, Jusuf Azemi, tha se në rast se nuk plotësohen kërkesat e punëtorëve deri në ora 14:00, atëherë do të bllokojnë gjithë punën.
“Subjektet politike po bëjnë shumë premtime, ky është realiteti. Këtë gjendje e kanë pru të gjithë ata që sot po krekosën. Ne do ta bllokojmë të gjithë sistemin, nuk mund të qëndrojmë duke kërkuar lëmoshë, shteti ka dështuar sa i përket plotësimit të kushteve për sektorin privat. Ne po kërkojmë të drejtën tonë. Nëse sot deri në ora 14:00 nuk do të ketë realizim të kërkesave, ne do ta bllokojmë gjithë punën”, tha Azemi.