LAJME

Punëtorët privat në institucionet shtetërore paralajmërojnë lëshim kolektiv të punës

Punëtorët privat në institucionet shtetërore paralajmërojnë lëshim kolektiv të punës
TV Prizreni
TV Prizreni
16 Maj 2023, 14:36

Punonjësit e privatizuar të shërbimeve të mirëmbajtjes të cilët punojnë në institucione publike si UP, spitale, QMF e institucione komunale, kanë paralajmëruar se do ta lëshojnë punën në mënyrë kolektive.

Përmes një njoftimi në Facebook, kryetari i Sindikatës së punëtorëve privat, Jusuf Azemi, ka thënë se këta punonjës janë të keqtrajtuar, me paga të ulëta dhe të nënçmuar, për çka ka paralajmëruar edhe lëshime masive të punës nga ta.

“Kërkojmë nga ju që të kryeni takime me anëtarësinë e juaj dhe të merrni propozimet e tyre, që nga java e ardhme të mirët vendimi për fillimin e protestave dhe grevave pasi që organet kompetente nuk janë duke i marr seriozisht kërkesat tona ,dhe ne jemi në gjendje të rëndë me paga mizeri, dhe kushte tejet nënçmuese , të bisedohet edhe për lëshuarje masive të punës , pasi që tani kemi oferta më të mira të punës. Në fund të javës së ardhme do të mbahet takimi i radhës ku do të mirët vendim përfundimtar për veprimet e lartshënuara , s’punojmë më me 250 euro dhe të nënçmuar”, ka shkruar Azemi.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika