LAJME

Punëtorët e shërbimit të sigurimit fizik të KEK-ut protestojnë para Qeverisë

Punëtorët e shërbimit të sigurimit fizik të KEK-ut protestojnë para Qeverisë
TV Prizreni
TV Prizreni
25 Gusht 2021, 11:26

Punëtorët e shërbimit të sigurimit fizik të KEK-ut kanë protestuar sot përballë Qeverisë së Kosovës.

Me mbishkrime si “Ne duam të kthehemi, KEK-u ka interes, pse nuk jemi aty” dhe “Ne jemi të huazuar dhe jo të privatizuar”, punëtorët kanë nisur protestën nga sheshi “Zahir Pajaziti” deri në sheshin “Skënderbeu” përballë ndërtesës së Qeverisë.

Në thirrjet e tyre ata kanë kërkuar nga kryeministri Albin Kurti, të ndalojë padrejtësitë për të cilat thonë se po u bëhen sigurimit fizik të KEK-ut.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika