Sindikata e shëndetësisë të QKMF-së në Prishtinë, kanë protestuar të enjten pas sulmit fizik që i është bërë një punonjësi të Qëndresë se Mjekësisë Urgjente në Prishtinë nga një qytetar.
Drejtori i Mjekësisë Urgjente në Prishtinë, Avdyl Pacolli tha se protesta është organizuar në shenjë solidarizimi me punëtorin e sulmuar.
“Dhuna dhe brutaliteti i qytetarëve ndaj neve është arsye e daljes në protestë. Me datë 29.03 .2021 pas arritjes në shtëpi të qytetarit, infermieri ynë është sulmuar fizikisht nga djali i gruas për të cilën është thirr urgjenca” tha ai.





