Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, i shoqëruar nga ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, vizitoi ditën e sotme termocentralin “Kosova B” të KEK-ut, në të cilin janë duke u bërë remontet në përgatitje për sezonin e dimrit. Prezent ishte dhe u.d kryeshef ekzekutiv i KEK-ut, Bekir Gërguri.
Në njoftimin e Zyrës së Kryeministrit bëhet e ditur se qëndrimi në KEK, kishte në fokus jo vetëm vëzhgimin nga afër të kushteve dhe punës që zhvillohet atje, por veçanërisht edhe bashkëbisedimin me punëtorët e KEK-ut, në lidhje me angazhimin e tyre dhe sfidat me të cilat përballen ata.
Tutje, bëhet e ditur se sot KEK-ut iu bashkuan 149 punëtorë të rinj, për të cilin, sipas njoftimit, kryeministri nënvizoi rëndësinë e shtimit të kuadrove të reja dhe inkuadrimit të sa më shumë të rinjve e të rejave.







