LAJME

Publikohet plani për organizimin e dëgjimeve buxhetore të komunës së Prizrenit për vitin 2026

Publikohet plani për organizimin e dëgjimeve buxhetore të komunës së Prizrenit për vitin 2026
TV Prizreni
TV Prizreni
1 Korrik 2025, 14:40

Komuna e Prizrenit ka bërë të ditur se më 10.03.2025, kryetari Shaqir Totaj ka nënshkruar vendimin për formimin e grupit punues për organizimin dhe planifikimin e dëgjimeve buxhetore për komunën e Prizrenit për vitin 2026/2028.

Sipas vendimit, anëtarë të grupit punues janë: Lulzim Sylajmani, kryesues i grupit; Halil Lika, zv.kryesues i grupit; Gjafer Poniku, anëtar, procesmbajtës; Ymer Berisha, anëtar; Haziz Krasniqi, anëtar; Besarta Caka, anëtare; Fejsal Hoti, anëtar; Shaban Krasniqi, anëtar dhe Fisnik Minci, anëtar nga OJQ “EC Ma Ndryshe”.

Kalendarin, me të gjitha detajet mund ta gjeni të publikuar në këtë vegëz:
https://prizren.rks-gov.net/…/Kalendari-i-degjimeve… .

Grupi punues ka hartuar edhe planin për organizim të dëgjimeve buxhetore për projekt buxhetin e Komunës për vitin 2026, planin mund ta gjeni të publikuar në këtë vegëz:
https://prizren.rks-gov.net/…/Plani-i-veprimit-i-Komuna… .

Kjo përmbajtje ofrohet nga Facebook. Duke e ngarkuar, pranoni që Facebook të vendosë cookies.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika