LAJME

Publikohet kënga kushtuar dëshmorëve të Lezit në 27-vjetorin e Çlirimit të Prizrenit

Publikohet kënga kushtuar dëshmorëve të Lezit në 27-vjetorin e Çlirimit të Prizrenit
TV Prizreni
TV Prizreni
13 Qershor 2026, 07:56

Në kuadër të aktiviteteve për shënimin e 12 Qershorit – Ditës së Çlirimit të Prizrenit, këngëtarët nga Zhuri, Faruk Hoxhaj dhe Miran Memaj, gjatë ditës së djeshme kanë publikuar këngën më të re kushtuar dëshmorëve të Lezit.

Kënga vjen si një homazh për luftëtarët e rënë për liri, ndërsa përmes vargjeve përkujtohen edhe dëshmorë të tjerë të zonës, me rastin e 27-vjetorit të çlirimit, duke përcjellë mesazhin e kujtesës dhe mirënjohjes për ata që sakrifikuan jetën për atdheun.

Tekstin e këngës e ka shkruar Fatmir Berisha, muzikën e ka realizuar Arben Bytyqi, ndërsa interpretimi është bërë nga Miran Memaj dhe Faruk Hoxhaj.

Përmes kësaj krijimtarie artistike, autorët synojnë të ruajnë gjallë kujtimin për dëshmorët dhe kontributin e tyre në rrugën drejt lirisë së Kosovës.

Kënga është shoqëruar edhe me videoklip dhe mund të ndiqet në linkun e më poshtëm:

https://youtu.be/Vb8-WZhMJ_w?si=-adZ2Ub5KHDsm5Uf

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika