Testi i arritshmeriseMinistria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit ka publikuar rezultatet e Testit të Arritshmërisë për klasat e nënta.Sipas MAShTI-t, 57.1 e nxënësve e kanë përfunduar me sukses këtë test.Këto rezultate janë shpërndara në të gjitha shkollat fillore të vendit.
Rreth 24 mijë nxënës i janë nënshtruar këtij testi më 28 maj të këtij viti.“Këtë vit, rezultati i arritshmërisë në Test është 57.1 për qind. Testi i mbajtur më 28 maj, është organizuar në tri gjuhë: amtare, boshnjake dhe turke dhe është mbajtur në 156 qendra të testimit. Në këtë proces kanë qenë të angazhuar mbi 460 komisionerë dhe afër 2 mijë e 200 administrues”, thuhet në njoftimin e ministrisë.
https://masht.rks-gov.net/article/mashti-publikoi-rezultatet-e-testit-te-arritshmerise-per-nxenesit-e-klasave-te-nenta