Home LAJME Publikohen rezultatet e testit me shkrim në konkursin për ushtar të FSK-së

Publikohen rezultatet e testit me shkrim në konkursin për ushtar të FSK-së

0
Publikohen rezultatet e testit me shkrim në konkursin për ushtar të FSK-së

Janë publikuar rezultatet e testimit me shkrim për ushtarët e ardhshëm të Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK).Kështu njoftoi Ministria e Ministria e Mbrojtjes përmes një komunikate për media.KËTU mund t’i gjeni rezultatet për kandidatët që e kanë kaluar testin e Inteligjencës dhe Njohurive të Përgjithshme.

Kjo ministri njoftoi edhe për mundësinë e anekses për të gjithë ata që nuk e kanë kaluar testin.“Kandidatët të cilët nuk e kanë kaluar këtë fazë të testimeve kanë të drejtë ankese brenda afatit dy (2) ditor. Afati i ankesës rrjedh ditën pasuese pas publikimit të njoftimit, ditën e hënë me datë 29.03.2021 dhe të martë me datë 30.03.2021. Ankesa duhet të dorëzohet në G1SHPFSK, Kazerma “Adem Jashari” Prishtinë, kandidatët duhet të jenë të pajisur me maska kundër COVID-19”, thuhet në njoftim.

Ky është njoftimi i plotë:

NJOFTIM

Ministria e Mbrojtjes njofton kandidatët për rekrut (OR-1) në Forcën e Sigurisë së Kosovës, për rezultatet fillestare të kandidatëve që kanë kaluar testin e Inteligjencës dhe Njohurive të përgjithshme si në vijim:

LINKU: KËTU

Ministria e Mbrojtjes njofton kandidatët për rekrut (OR-1) në Forcën e Sigurisë së Kosovës, për rezultatet fillestare të kandidatëve që nuk e kanë kaluar testin e Inteligjencës dhe Njohurive të përgjithshme si në vijim:Kandidatët të cilët nuk e kanë kaluar këtë fazë të testimeve kanë të drejtë ankese brenda afatit dy (2) ditor.

Afati ankesës rrjedh ditën pasuese pas publikimit të njoftimit, ditën e hënë me datë 29.03.2021 dhe të martë me datë 30.03.2021.

Ankesa duhet të dorëzohet në G1SHPFSK, Kazerma “Adem Jashari” Prishtinë, kandidatët duhet të jenë të pajisur me maska kundër COVID-19.

LINKU: KËTU

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here