LAJME

Publikohen listat e infermierëve të pranuar në QKUK dhe të gjitha spitalet rajonale

Publikohen listat e infermierëve të pranuar në QKUK dhe të gjitha spitalet rajonale
TV Prizreni
TV Prizreni
1 Shtator 2021, 07:30

Ministria e Shëndetësisë ka bërë publike emrat e personave të cilët janë pranuar në listat për infermier në Shërbimin Spitalor dhe Klinik Universitar të Kosovës dhe spitalet e komunave.Angazhimi i këtij stafi është bërë për të përballuar situatën e rëndë shëndetësore në të cilën po kalon Kosova.Muaji gusht është përcjellë me numër të lartë të infektimeve.

Situata epidemiologjike vazhdon të jetë e rëndë si për nga numri i shtrimeve në spitale ashtu edhe për nga numri i të vdekurve.Sipas të dhënave zyrtare, gjatë muajit gusht janë shënuar 238 vdekje nga coronavirusi.Më poshtë listën e infermierëve të pranuar:

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika