LAJME

Publikohen fotografi: Ushtarët rusë bartin jelek antiplumb të dëmtuar e të gjakosur

Publikohen fotografi: Ushtarët rusë bartin jelek antiplumb të dëmtuar e të gjakosur
TV Prizreni
TV Prizreni
14 Prill 2022, 17:18

Agresori rus po vazhdon ende në Ukrainë, atje po zhvillohet një luftë e vrazhdë ndaj civilëve ukrainas.

Ndërkaq Ministria ukrainase e Mbrojtjes ka publikuar fotografi të pajisjeve ushtarake që po i sekuestron nga ushtria ruse.

Ata pretendojnë se eprorët rusë po u japin ushtarëve të tyre jelek antiplumb të përdorur – ku shumë prej tyre janë të shpuar e madje të gjakosur.

Në fotografitë e publikuara më poshtë, shihen jelekët antiplumb të dëmtuar si dhe të mbuluar me gjak, që dëshmojnë se ata ishin përdorur më herët dhe si pasojë ka rrjedh gjaku i ushtarëve të plagosur.

Ndryshe gjatë ditës së sotme është publikuar edhe një audio-incizim, ku një çift bashkëshortor diskutojnë në telefon dhe ajo në një moment burrit të saj që është ushtar rusë në Ukrainë, i jep leje për të përdhunuar gratë ukrainase.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika