Anesteziologu Gazmend Spahija në podcastin “Shëndeti në rend të parë” ka folur lidhur me këshillën që u jepet pacientëve që disa orë para një operacioni dhe marrjes së anestezionit të mos konsumohet ushqim dhe të mos pihet ujë.
Spahija tha se kontakti i parë anesteziolog-pacient është edhe për dhënin e këshillave dhe dhënien e barnave që duhet.
“Ordinojmë barna 12 orë para operacionit, barna e zvogëlojnë mundësinë e formimit të trombëve. Dhe i themi mos me hongër as mos me pi prej asaj ore”, tha doktori.“…Kjo është shumë me rëndësi sepse pacientët që e kanë barkun plotë dhe në momentin kur ne fillojmë anestezionin, humbet vetëdija, shuhen reflekset pacienti lehtë mundet me vjellë dhe ato masat/të vjellat të cilat futen në rrugë të frymëmarrjes shumë lehtë mund t’i bllokojnë rrugët e frymëmarrjes dhe mandej është problem shumë më i madh për pacientin.. mundet të jetë edhe jetë kërcënues…”, tha ai.
Podcastin e plotë ku doktor Spahija flet për shumë çështje që kanë bëjnë me anestezionin mund ta shikoni më poshtë. /Telegrafi/