Nga 22 shtatori kur edhe është proceduar në Qeveri Projektligji për plotësim ndryshimin e Fondit të Sigurimeve Pensionale, kanë mbetur edhe dy javë kur ekzekutivi duhet të kthejë përgjigje për lejimin ose jo të tërheqjes së mjeteve.
Deputeti nga radhët e PDK-së, Bekim Haxhiu, që ishte iniciues i kësaj iniciative, tha për Front Online se më mirë do të ishte që qytetarëve t`u mundësohej tërheqja e tyre sesa humbja e 161 milionëve nga investimet e Trustit.
“Ata që votuan kundër Projektligjit për Trustin duhet të përgjigjen para qytetarëve dhe ta përmirësojnë gabimin tani kur Projektligji për Trustin po rikthehet në Kuvend me mbi 21 mijë nënshkrime të qytetarëve”, deklaroi për Front Online.





