Padyshim që pothuajse çdo prind përqafon fëmijët e tyre, por ajo që ka vërtet rëndësi është sa herë?
Po, kohët e fundit shkenca ka vërtetuar se duhet ta përqafoni fëmijën tuaj për 15 sekonda në të njëjtën kohë. Mjeku Paul Zak rekomandon të paktën tetë përqafime në ditë për të qenë më të lumtur dhe për të shijuar marrëdhënie më të mira.
Psikoterapistja Virginia Satir tha: “Na duhen 4 përqafime në ditë për mbijetesë, 8 përqafime në ditë për mirëmbajtje dhe 12 përqafime në ditë për rritje”.
Përveç kësaj, përqafimi gjithashtu ul nivelet e stresit. Një përqafim prej 20 sekondash, së bashku me 10 minuta mbajtje dore ka aftësinë për të ulur efektet e dëmshme fizike të stresit, përfshirë ndikimin e tij në presionin e gjakut dhe rrahjet e zemrës.
Pra, pa marrë parasysh se në cilën moshë është fëmija juaj, përpiquni ta përqafoni për 15 sekonda për të paktën 4 herë çdo ditë dhe të shihni ndryshimin, transmeton Klan Kosova.