- Reklama -

Pse aplikacioni Threads po rritet kaq shpejt?

Threads është shndërruar në një hit të vërtetë ndërsa ditët e fundit regjistrimet thuhet se arritën në 100 milionë.

Por pse po rritet kaq shpejt?

- Reklama -

Meta ka kredibilitet.

Derisa Twitter është përfshirë në telashe herë pas here në 9 muajt e fundit që kur Elon Musk mori drejtimin, shumë alternativa janë shfaqur si Mastodon, Discord, Post, Cohost, Bluesky etj.

Secili prej tyre ka parë aktivitetin herë të rritej e herë të ulej. Por Meta ka kredibilitet: ka 4 miliardë përdorues në platformat e saj:

Facebook
WhatsApp
Messenger
Instagram
Meta gjithashtu e di se si funksionon një rrjet social dhe sesi të ndërtojë platforma të suksesshme.

Threads zgjidhi problemin e nisjes nga e para.

Çdo aplikacion apo platformë e re ka një problem të madh: nisjen nga e para. Ju i bashkoheni një rrjeti social apo aty nuk gjeni askënd, as miq e as përmbajtje.

Meta e zgjidhi këtë problem duke e mbështetur platformën mbi një platformë tjetër të provuar, instagram. Kjo do të thotë se nga dita e parë keni miq, kontakte e përmbajtje në të.

Kohështrirje algoritmike

Sado që njerëzit e urrejnë, kohështrirja algoritmike në Twitter shpeshherë është më e mirë sesa kohështrirja me postimet e personave që ndiqni. Në të njëjtën mënyrë kohështrirja algoritmike e Threads sugjeroi përmbajtje të forta që në ditën e parë.

Meta ka mësuar nga Facebook dhe Instagram dhe rivali si TikTok që i mësuan kompanisë se kjo lloj kohështrirje ngjall më tepër aktivitet në platformë.

Pakënaqësia me Twitter

Nuk është aspak sekret se Elon Musk pushoi nga puna ¾ e stafit të Twitter, dëboi njerëz nga platforma, vendosi standardet e tij të fjalës së lirë, kufizoi funksionalitetet kundrejt pagesës dhe mori disa vendime të çuditshme siç ishte kufizimi i numrit të cicërimave që mund të shohë në ditë një përdorues.

Shumë përdorues janë shprehur të pakënaqur me këto vendime e disa kanë gjetur qetësi në Mastodon, Post ose Bluesky.

- Reklama -
Klikoni Këtu për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Më të lexuarat

A është më mirë ta fikim bojlerin apo ta mbajmë vazhdimisht të ndezur?

Kemi dëgjuar miliona herë që më mirë është të...

Pse Binance ka të drejtë të refuzojë listimin e rrjetit Pi?

Bota e kriptomonedhës është plot me zhurmë, spekulime dhe...

Çfarë tregon klasa e energjisë e ngrirësit: Një detaj që nuk e keni ditur dhe mund t’ju kursejë para

Klasa e energjisë është një karakteristikë teknike e ngrirësve...

Bill Gates: Vetëm tri profesione do t’i mbijetojnë inteligjencës artificiale

Bill Gates ka thënë se vetëm tri profesione janë...

​NASA: Zbulimi i ri emocionues mbi Hënën do të dalë së shpejti

NASA do të lëshojë “një zbulim të ri emocionues...

Të ngjajshme

isim değiştirme

- mersin escort

isim değiştirme

- mersin escort