LAJME

PSD thotë se janë arrestuar 6 aktivistë, kërkojnë lirimin e tyre

PSD thotë se janë arrestuar 6 aktivistë, kërkojnë lirimin e tyre
TV Prizreni
TV Prizreni
29 Nëntor 2023, 14:38

Partia Socialdemokrate e Kosovës ka njoftuar se gjatë protestës së sotme janë arrestuar gjashtë aktivistë: Dardan Molliqaj, Zgjim Hyseni, Nol Nushi, Korab Korça, Agron Kabashi dhe Gent Ibrahimi.

PSD ka kërkuar që “urgjentisht të lirohet” aktivistët e saj.

“Kjo është përpjekje për disiplinim dhe përmirësim imazhi për gjykatën e padrejtë speiciale. Metodat frikësuese neve nuk na ndalin. Gjykata është raciste, e padrejtë dhe segreguese. Rezictenca vazhdon. Z. Trendafilova nuk është e mirëseardhur. Policia mund ta garantojë sigurinë fizike, por jo imazhin e një kryesuese të një procesi të padrejtë. Kërkojmë urgjentisht të lirohen aktivistët tonë!”

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika