Partia Socialdemokrate sot do të fillojë me mbledhjen e nënshkrimeve për peticionin qytetar për faljen e gjobave të pandemisë COVID-19.
Kryetari i PSD-së, Dardan Molliqaj ka njoftuar se mbledhja e nënshkrimeve do të fillojë në ora 12:00.
“E premte, në ora 12:00, në sheshin “Zahir Pajaziti”, do të fillojë mbledhja e nënshkrimeve për peticionin qytetar për faljen e gjobave të pandemisë COVID-19. Përmes këtij peticioni do të dorëzojmë projektligjin për faljen e dënimeve në Kuvendin e Kosovës. Ju ftojmë secilin që të vini dhe ta nënshkruani”, ka shkruar Molliqaj në llogarinë e tij zyrtare në Facebook.






