Anëtari i PSD-së, Qëndron Kastrati, tha se sot Gjykata Kushtetuese e konfirmoi përmes aktgjykimit parashtresën e tyre se “Ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci e ka shkelur kushtetutën për ta luftuar reformën në arsim”.
Ai përmes një statusi në Facebook, tha se ekipi i reformës bashkë me juristët e “RZZ LAW me përkushtim e profesionalizëm kanë argumentuar shkeljen flagrante të kompetencave komunale nga niveli qendror”.





