LAJME

PSD-ja dorëzon kallëzim penal ndaj zv.ministrit Durmishi

PSD-ja dorëzon kallëzim penal ndaj zv.ministrit Durmishi
TV Prizreni
TV Prizreni
19 Korrik 2021, 15:56

PSD-ja kanë dorëzuar kallëzim penal ndaj zëvendës ministrit në Ministrinë e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Hysen Durmishi.

Kjo parti përmes një njoftimi për media ka bërë të ditur se kallëzimi është dorëzuar me pretendimet për keqpërdorim të pozitës zyrtare për nënshkrimin e marrëveshjes së dëmshme të tiketave ngjitëse me kompaninë “Auto Control Kosova”.

“Nënshkrimi i kësaj marrëveshje, siç e kemi mësuar nga publikimi i saj, është qartësisht zhvatje e parave të qytetarëve të Kosovës në tentim për të krijuar monopol abuziv nga hiçi. Në këtë mes, ministrat e zv.ministrat e Kurtit, bashkë me të afërmit e tyre, përfitojnë në kurrizin e shumicës që nuk ka” është thënë në njoftimin e PSD-së.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika