- Reklama -

PSD e shfaq Kurtin në pankartë si “pinokio”, i fton edhe anëtarët e VV-së në protestë

Partia Socialdemokrate, ka vendosur një pankartë me figurën e kryeministrit të vendit, Albin Kurtin i cili duket si “pinokio”, dhe njoftimin për mbajtjen e protestës kundër Asociacionit të Komunave me shumicë serbe që e ka paralajmëruar kjo parti.

Sekretari Organizativ i PSD-së, Nol Nushi, tha se arsye e këtij aksioni është ftesa për protestën e së shtunës që mbahet në sheshet kryesore të kryeqytetit.

- Reklama -

“Është thirrje për protestën e 25 marsit që fillon në Sheshin e “Zahir Pajaziti”. Hunda e gjatë e kryeministrit Kurti është rruga e tij e gjatë e mashtrimit e popullizmit edhe e gënjeshtrës së tij në raport me dialogun me Serbinë.

Nushi tha se marrëveshja e Ohrit, e konfirmon dorëzimin e Kurtit përballë Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe.

“Mos të harrojmë duhet me kujtu për ditë, ndalimi i “Zajednicës” përgjatë 10 viteve ka ndodhur me sakrifica të mëdha , qindra ditë burg të aktivisteve, kanë vdekur njerëz, janë arrestuar njerëz, janë shpenzuar kohë, mjete për ta bërë atë rezistencë që për 10 vite të mos formohet Asociacioni. Marrëveshja e Ohrit na konfirmoi që Kurti është dorëzuar”, u shpreh ai.

Duke folur për protestën e së shtunës, Nushi kërkoi që t’i bashkohen edhe anëtarët e Lëvizjes Vetëvendosje, të cilët i konsideron si të mashtruar nga Kurti.

“Unë pres që pjesë e protestës më së shumti të jenë anëtarët e VV-së sepse ata janë më të mashtruarit, ata e kanë votuar udhëheqësin e tyre për me i ndalë këto konvenime ndaj Serbisë”, tha në Nushi.

- Reklama -
Klikoni Këtu për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Më të lexuarat

ACE mbyll Filma24, gjigantin e piraterisë së filmave në Shqipëri

Për mijëra shqiptarë, Filma24 ishte destinacioni kryesor për filma...

Policia jep detaje për trupin e pajetë të 26 vjecarit nga Prizreni të gjetur sot tek “Drini i bardhë”

Është gjetur pa shenja jete 26-vjeçari në Prizren, i...

Zhurianët ndër shekuj: Që nga Beteja e Lumës, trashëgimtarë të rezistencës dhe trimërisë

Në krahun e majtë të brigjeve të Drilonit të...

Arrestohet i dyshuari për rastin e vdekjes në fshatin Zhur të Prizrenit

I dyshuari për rastin e fshatit Zhur të Prizrenit,...

Ka ndërruar jetë ish-boksieri dhe trajneri i njohur Avdi Karamani

Sot, ka ndërruar jetë në moshën 71-vjeçare ish-boksieri dhe...

Të ngjajshme

isim değiştirme

- mersin escort

isim değiştirme

- mersin escort