Serbët e veriut të Kosovës sërish kanë provokuar duke përuruar sot krejt afër urës kryesore të lumit Ibër në Mitrovicë, sheshin “Vëllezërit Miliq”, të cilët humbën jetën gjatë bombardimeve të NATO-s në Kosovë.
Në këtë shesh përveç përmendores së ndërtuar, serbët kanë vendosur edhe flamurin e Serbisë me dimensione gjigant,e i cili tash e tutje do të qëndrojë në këtë vend, e që qytetarët shqiptarë nga jugu po e shohin si provokim.
Zëvendësdrejtori i të ashtuquajturës Zyre për Kosovën pranë Qeverisë së Serbisë, Borisllav Tajiq, duke e quajtur aksionin e NATO-s si të keqe të paskrupullt, ka pranuar humbjen e Kosovës nga Serbia.





