LAJME

Protestohet për herë të dytë për rastin e 11 vjeçares, kërkohet drejtësi

Protestohet për herë të dytë për rastin e 11 vjeçares, kërkohet drejtësi
TV Prizreni
TV Prizreni
5 Shtator 2022, 13:03

Ka nisur protesta e dytë në Prishtinë e organizuar nga Kolektivi për Mendim dhe Veprim Feminist, për rastin e përdhunimit të 11-vjeçares.“Gra armatosuni”, “Shteti fajtor”,“Dorëheqje prokurori”, ishin disa nga pankartat që protestuesit i mbanin në duar.

“Shteti i ka duart me gjakun e grave”, “policia i ka duart me gjakun e grave”, “shkarkoni policë patriarkalë”, “Poshtë institucionet patriarkale”, ishin disa nga brohoritjet e protestuesve.Kujtojmë se 11-vjecarja dyshohet se u dhunua para disa ditësh nga pesë persona, derisa para disa muajsh thuhet se ishte trafikuar e dhunuar edhe nga gjashtë të tjerë.

Kjo është protesta e dytë e organizuar në Prishtinë për këtë rast, pas asaj të 31 gushtit.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika