- Reklama -

Protestë masive në Ulqin: I madh e i vogël me parulla kundër shitjes dhe privatizimit të bregdetit

Në një ditë që zakonisht festohet si Dita e Ulqinit, sot qyteti po përjeton një atmosferë krejtësisht të ndryshme, pasi nga ora 12:00 ka nisur një protestë masive qytetare në vendin e njohur si Ranë, pranë Plazhit të Vogël në Ulqin.

Protesta është një reagim ndaj tentativës për dhënien me qira dhe privatizimin e hapësirave publike bregdetare, një çështje që ka shkaktuar shqetësim të madh mes qytetarëve të këtij qyteti bregdetar.

- Reklama -

Një numër i madh i banorëve të Ulqinit janë mbledhur për të protestuar kundër asaj që ata e konsiderojnë si “shitjen e Ulqinit”, duke ngritur zërin për të mbrojtur interesat e qytetit të tyre.

Motoja e protestës është “Ulqini nuk është në shitje”, një mesazh i fortë dhe i qartë për ata që po tentojnë të ndërmarrin hapa që mund të dëmtojnë qytetin dhe mjedisin e tij.

Komuna e Ulqinit ka përcjellë mesazhe të qarta për qeverinë, duke shprehur mbështetje për investimet dhe zhvillimin e qytetit, por duke theksuar se këto zhvillime duhet të bëhen në përputhje me interesat e qytetit dhe pa dëm në pasurinë e tij publike.

Ata kanë kërkuar gjithashtu transparencë dhe pjesëmarrje aktive në vendimet që do të ndikojnë në të ardhmen e Ulqinit, duke insistuar që qytetarët të kenë një rol kyç në proceset e rëndësishme që prekin jetën e tyre dhe të ardhmen e qytetit.

/GazetaSinjali/

- Reklama -
Klikoni Këtu për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Më të lexuarat

Dukuria e grisjes së Kuranit: Dënimi që e pret personin që e grisi Kuranin në Prizren, sipas ligjeve në Kosovë

Shkruan: Gent Gjini Në cilësinë time si avokat, angazhimi im...

Punime në rrjet, KEDS tregon se ku do të ketë ndërprerje të rrymës të premten

Kompania për Distribuimin e Energjisë Elektrike në Kosovë (KEDS)...

Trump mbylli Zërin e Amerikës, Biberaj: “Kapitull i trishtë”

Presidenti Donald Trump ka nënshkruar dje një urdhër për...

Punime në rrugën “Ibrahim Lutfiu” në Prizren, nesër do të ndërpritet furnizimi me ujë në këto zona

KRU "Hidroregjioni Jugor" në Prizren ka njoftuar se për...

Të ngjajshme

isim değiştirme

- mersin escort

isim değiştirme

- mersin escort