“Shpëtoni fëmijët dhe familjet tona”. Me këtë thirrje, mijëra besimtarë dhe kundërshtarë të djathtë të paradës se komunitetit LGBTQ protestuan të dielën në rrugët e Beogradit edhe pse Presidenti Aleksandar Vuçiq, njoftoi se eventi mund të anulohej ose shtyhej.
Parada, EuroPride duhej të mbahej në Beograd më 17 shtator, por mes kërcënimeve nga aktivistët e së djathtës ekstreme, presidenti tha se Serbia duhet të fokusohej te probleme të tjera më të rëndësishme, si për shembull tensionet me Kosovën.
Manifestimet e së dielës kundër marshimit Europride, u mbajtën gjatë një procesioni për të shënuar një festë fetare dhe u udhëhoqën nga klerikë të Kishës Ortodokse Serbe. Disa pjesëtarë të klerit thanë se Parada e Krenarisë kërcënon vlerat e familjes tradicionale dhe duhet të ndalohet.





