LAJME

Protesta kundër vrasjes së grave: Arrestohet një aktiviste

Protesta kundër vrasjes së grave: Arrestohet një aktiviste
TV Prizreni
TV Prizreni
1 Dhjetor 2022, 16:52

Një aktiviste që po protestonte në tubimin e sotëm kundër vrasjes së grave pas rastit të mbrëmshëm të 35-vjeçares shtatzënë, është arrestuar nga Policia.

Pamjet e arrestimit i ka publikuar aktivisti Rron Gjinovci.

Ai në Facebook ka thënë se arrestimi i aktivistes Neri Ferizi ka ardhur pasi që në oborr të Kuvendit është hedhur një mjet zjarrvënës.

“Polici civil sapo e arrestoi Neri Ferizi ne oborr te Kuvendit pasi ne ndërtese te Qeverise u hodh nje mjet zjarrevenes”, ka shkruar Gjinovci.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika