LAJME

Protesta e veteranëve përfundon me lule për policët

Protesta e veteranëve përfundon me lule për policët
TV Prizreni
TV Prizreni
16 Qershor 2022, 17:42

Veteranët kanë përfunduar protestën mbi tetë orëshe në oborrin e Kuvendit të Kosovës, duke shpërndarë lule për zyrtarët policorë që ishin në barrikadë.

Kështu veproi njëri nga veteranët protestues, duke thënë se zyrtarët policor janë të popullit dhe kanë respekt për ata.

Ndërkohë, me përfundimin e protestës, policët kanë mbledhur mbeturinat në oborrin e Kuvendit të Kosovës.

Përndryshe, gjatë ditës së nesërme përfaqësuesit e organizatave të dala nga lufta do të takohen me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, për të diskutuar për kërkesat e tyre.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika